Eleminohet Keisi, reagon Sabiani: E nxorët ëngjëllin tim pasi iu bë jeta telenovelë

Për Sabianin, largimi i Keisit nga loja është një vendim që u mor pasi jeta e së bijës u kthye në telenovelë, se nuk beson se e largoi publiku. Megjithëse shprehet se është i lumtur që ajo u kthye në shtëpi.

Banori që u eliminua në Big Brother VIP Albania spektaklin e kaluar ishte Keisi Medini, vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit

Këngëtarja ka lënë përfundimisht garën, duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

Ajo ishte në nominim me disa konkurrentë të tjerë si Bledi Manen, Luiz Ejllin, Jori Dellin, Elvis Pupën dhe Nita Latifin.

Për Sabianin, largimi i Keisit nga loja është një vendim që u mor pasi jeta e së bijës u kthye në telenovelë dhe nuk beson se e largoi publiku. Megjithëse shprehet se është i lumtur që ajo u kthye në shtëpi.

“E nxorët engjëllin tim pasi jeta iu bë telenovelë, nuk besoj se e ka nxjerr publiku. Gjithsesi i lumtur që më është kthyer në shtëpi”, u shpreh ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *