Elbasani i ‘braktisur’/ Boçi çel fushatën, shpalos programin elektoral për zgjedhjet

Kandidati për bashkinë e Elbasanit i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi ka prezantuar platformën e tij për këtë qytet, ndërsa ka renditur edhe problematikat që has sot Elbasani dhe qytetarët e saj.

Në prezantimin e tij, Boçi tha se Elbasani helmohet çdo ditë nga djegia e plehrave në qiell të hapur, ndërsa u shpreh se “qeveria qendror dhe vendore kanë vjedhur në këtë investim infektiv mbi 27 milionë euro dhe është ndërtuar një hekurishte kancerogjene që prodhon vdekje dhe tym”.

“Elbasani është bashkia dhe qarku më numrin më të madh të ullinjve në vend, por që nuk ka shërbim cilësor. Bashkia dhe qarku i Elbasanit është bashkia me numrin më të madh të gjedhëve, por nuk ka politikë konkretë për ta mbështetur këtë nensektor.

Elbasani është qytet me burime të jashtëzakonshme që shkatërrohen për interesat e klientelës së qeverisë.

Pranë Elbasanit është lumi Shkumbin, i cili është helmuar ndër vite dhe tani helmohet nga djegia e plehrave në qiell të hapur.

Qeveria qendror dhe vendore kanë vjedhur në këtë investim inefektiv mbi 27 milionë euro dhe është ndërtuar një hekurishte kancerogjene që prodhon vdekje dhe tym. Është qytet që helmohet me helm industrial dhe metal të rëndë prej 5 dekadash”, u shpreh Boçi.

Boçi po ashtu theksoi se ai synon që ta kthejë Elbasanin në një qendër ekonomike me bazë arsimin dhe burimet njerëzore.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë Elbasanin një perlë në mes të Shqipërisë”.

Ne synojnë të forcojmë individin, synojmë të mbajmë të rinjtë në Shqipëri. Synojmë të zhvillojmë fshatin. Elbasani është një trekëndësh ekonomik dhe ai duhet të jetë një qendër ekonomik me bazë arsimin dhe burimet njerëzore.

Ne synojmë që të hedhim në treg ofertën tonë turistike. Oferta turistike përfshin truizmin, natyrore, kulinar atë të aventurës etj. Ne synojmë të zhvillojmë industrinë e lehtë të argotizmit. Duam ta ringjallim qytetin që të rinjtë të jetojnë këtu. Që t’ja dalim me sukses këtij objektivi na duhet bashkimi i të gjithëve! Vetëm duke u bashkuar mund ta bëjmë Elbasanin një perlë në mes të Shqipërisë”, nënvizoi Boçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *