Elbasan/ Luçiano Boçi prezanton projektin e tij me ekspertë të turizmit. Ja çfarë përmban

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka mbledhur në një tryezë diskutimi ekspertët e turizmit. Ai ka kërkuar gjykimin e tyre mbi projektet e propozuara prej ekipit të tij.

Gjatë fjalës së tij Boçi përmendi nevojën urgjente për ringjalljen e Kalasë dhe rikthimin e gërmimeve antike në atraksion absolut të qytetit, krijimin e një Shtëpie ndërkombëtare të përkthimit në gjurmët e traditës së Elbasanit. Po ashtu sipas Boçit duhet të ndërtohen menjëherë ture të turizmit fetar.

Boçi përmendi dhe ngritjen e ‘Qytetit të Filmit’. Qyteti i Filmit në Elbasan mund të mbështetet nga një Park i madh dhe acquapark si ai në Cinecittà të Romës.

“Qershia mbi tortë, është që në këtë qytet ku socialistët nuk kanë lënë në këmbë as një kinema, ne do të ngremë Qytetin e Filmit. Rrallë një vend në botë ka kaq pranë e pranë Kalanë romake të banuar, qytetin e ndërlidhur natyrshëm me të, reliket e një industrie të rrëzuar dhe shpatullat e përflakta të metalurgjisë, lumin, liqenet, kodrat e buta, fushat dhe malin… të gjitha në pak km largësi. 80 monumente kulture përfshi rrënoja antike, gjurmë të via Egnatia, ura të lashta dhe pafundësisht histori jetojnë këtu në shtëpinë e tyre. Elbasani është një shesh natyror xhirimi për çdo film të mirë!” tha Boçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *