Elbasan/ Digjet makina në lëvizje, detajet e para

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti teknik. Makina ishte në pronësi të 40 vjeçarit me inicialet A. H ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 40 vjeç. Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht automjeti. Nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *