Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, dyshohet se u qëllua nga i vëllai

Një 20-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje në banesën e tij në Pontedellolio të Italisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku i riu mbeti i plagosur dhe humbi jetën teksa po transportohej në spital.

Nuk dihet se kush e ka njoftuar ambulancën që ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht ndërhyrjes nuk është mundur të shpëtohet jeta e 20-vjeçarit.

Një person tjetër që ndodhej brenda shtëpisë, qëndroi i bllokuar brenda për disa orë përpara se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Ai u vendos në pranga dhe ndodhet në paraburgim.

Sias mediave lokale, se personi i vënë nën hetim është vëllai minoren i 20-vjeçarit shqiptar.

Përballë prokurores Daniela De Girolamo, minoreni ka rrëfyer se ka qënë ai që ka goditur aksidentalisht me pistoletë vëllain e tij.

I kapur nga paniku ka qëndruar i mbyllur në banesë deri sa më orën 22.50 është dorëzuar tek forcat e rendit.

Viktima 20 vjeçari ka humbur jetën, ndërsa ndihma e shpejtë ksihte nisur operacionin e shpëtimi me një helikopter drejt spitalit të Piacenzës. Hetimet mbi ngjarjen vazhdojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *