Eksperti i energjisë ironizon Ballukun: Në faqen e KESH bëhen vetëm ripostime të zv.kryeministres

Në një intervistë të dhënë së fundmi, eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, foli për sektorin energjisë elektrike. Ai tha se Shqipëria blen energji më shtrenjtë dhe e shet më lirë, teksa shtoi se nuk ka të dhëna se ku shitet energjia.

Duleviç ironizoi zv.kryeministren Belinda Balluku, duke thënë se në faqen zyrtare të KESH ka vetëm ripostime dhe jo të dhëna konkrete teknike.

“Më lind dyshimi për mirëfunksionimin dhe jetëgjatësinë e bursës. Nëse KESH e blen deri më 2028 energjinë elektrike, çfarë funksioni luan bursa. Duhet të kishte një njoftim për këtë. Në faqen e KESH, nuk kemi gjë tjetër veç ripostimet e Ballukut, nuk kemi informacion. Janë vetëm repost nga ana e ministrisë dhe jo të dhëna teknike.

E vetmja zgjidhje është diversifikimi i sektorit energjetik. Gjatë dimrit do kemi reshje, do hapen portat dhe do përmbytet veriu. Thuhet që ka një bum apelimesh, por ERE ka nxjerrë një raport. ‘Për 2022 janë prodhuar 0.7% nga fotofoltaniket’, thuhet në raport e kjo është shumë pak. Janë shifra tepër të vogla. Borxhet kapin një shifër të lartë, pasi kapim një bilanc negativ. Janë 156 miliardë lekë detyrime. Krahasuar me vendet e rajonit jemi gati dyfish dhe për të minimizuar humbjet duhet bërë ndryshime pasi sistemet. Diversifikimi është i aplikueshëm, praktikohet në Malin e Zi dhe në vende te tjera në Evropë që skanë as kushtet atmosferike. Edhe bursa të mos jetë si këto dështimet që mbeten rrugës. Më 6 janar u hodhën dy satelitë, kemi ndonjë të dhënë? Asnjë të dhënë.

70% të energjisë e prodhojmë vetë, pra nuk jemi të varur nga gazi rus. Te ky 30% çmimi e energjisë është blerë me çmim shumë të lartë.

Kemi Ballukun që thotë që deri në 2023 Shqipëria do bëhet eksportuese e energjisë elektrike, Si do i mund ta bëjmë ne këtë kur KESSH blen energji. Ose e ka gabim KEESH ose ministria”, tha eksperti i energjisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *