Einxhel tregon mesazhin e Arbanës që i mbushi mendjen të futej në “BBV”

1 vit nga fillimi i “Big Brother Vip”. Të shumtë kanë qenë personazhet pjesëmarrës të cilët e kanë kujtuar me nostalgji kohën e kaluar brenda shtëpisë. Personazhet e njohur përjetuan një eksperiencë ndryshe në këtë reality show, të cilët e kujtuan duke ndarë momentet e tyre më të veçanta brenda shtëpisë. Disa prej tyre kanë publikuar foto, video nga momentet brenda shtëpisë. Nuk ka munguar as Einxhel Shkira, e cila fitoi gjënë më të rëndësishme në këtë program, dashurinë.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar në ‘Instastory’, bisedën e parë me Arbana Osmanin, bisedë e bërë pas natës së parë të spektaklit. Nga fotoja duket Einxhel e cila ka komplimentuar Osmanin në një story të saj dhe kjo e fundit i ka kthyer duke i thënë: “He moj ti që nuk na erdhe”. E teksa Einxhel ka menduar se Arbana e ka pasur për t’i parë live në studio, në të vërtetë ajo ka nënkuptuar brenda shtëpisë.

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë”,-shkruan Einxhel krahas imazhit në ‘Instastory’.

Rikujtojmë se, Einxhel Shkira ishte njëra nga 4 finalistët e “Big Brother Vip 1”, së bashku me Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Beniada Nishanin. Pak kohë na ndajnë nga “Big Brother Vip 2”, i cili pritet të fillojë sërish në dhjetor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *