Efit i del pija, habitet nga ato çfarë ka thënë: Me të vërtetë e thashë?

‘Prime-n’ e djeshëm u shpallën katër finalistët e “Big Brother Vip” të cilët janë: Luizi, Efi, Dea dhe Krist. Padyshim që gëzimi i tyre ishte i madh dhe kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Gjatë mbrëmjes, Efi u deh dhe ka zhvilluar biseda të gjata me Luizin.

Ajo i tha Luizit se ai do jetë fituesi i Big Brother si dhe shkëmbeu përqafime me të. Ndërsa ai i shprehu lumturinë e tij që Efi kishte arritur të ‘prekte’ finalen e madhe,

Këtë mëngjes ajo pyeti Dean se çfarë kishte thënë dje, pasi nuk mbante mend asgjë.

Dea i tregoi se ajo kishte folur me Luizin dhe se i kishte thënë se ai do jetë fitues. Efi u çudit nga kjo dhe duke qeshur u shpreh se ajo ‘gënjen’ kur pi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *