Efi i habit të gjithë: Jam shumë e lumtur nëse fiton Luizi

Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Pas ‘Prime’-t të mbrëmjes së djeshme ata kanë festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ata kanë kënduar, kërcyer dhe në festën e tyre nuk ka munguar as alkooli, ku duket se e kanë tepruar paksa.

Madje katër finalistët kanë harruar për një momentet debatet dhe hatërmbetjet mes tyre dhe ka pasur shumë përqafime.

Efi është afruar shumë me Luizin, edhe pse gjatë ‘Prime’-t i tha se kur të mbarojë “Big Brother VIP’: “Mos të pafsha më me sy”. Ndërkohë teksa po festonin ajo i tha se e ka shumë xhan dhe se do i vinte mirë nëse do fitonte BB VIP.

Nga ana tjetër, Luizi i tha që edhe ajo ta pranojë se ‘ai e ka dashur në finale’. Gjatë kësaj bisede nuk munguan shpullat nga ana e Efit si dhe përqafimet mes tyre.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *