Efi bisedon me vajzat: Dhjetë veta bashkë, ju përballoj

Në një bisedë të bërë me Nitën dhe Dean, ditën e djeshme Efi u shpreh se nuk ka asnjëherë qëllimin të bëhet me dikë tjetër për të “sulmuar” një banor. Ajo tha se është dhe do jetë vetëm në atë lojë, e pavarësisht, atë ç’ka dëshiron do ta thotë po njësoj edhe sikur të ketë dhjetë banorë përballë saj.

Nita tha se deri më tani nuk e ka parë diçka të tillë prej Efit, pasi sipas saj ajo ka qëndruar gjithmonë krahë Luizit, për ta mbështetur.

Por Efi kundërshtoi duke thënë se ajo ka mbështetur dhe banorë të tjerë, por ata nuk e bëjnë dot dallimin pasi e kanë fokusin në marrëdhënien e saj me Luizin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *