Eduart Grishaj dhe Tan Brahimi ironizojnë Luizin: Ti je Benet Beci im

Në rrëfimin e jetës së tij brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, fituesi Luiz Ejlli deklaroi se Benet Beci ishte një prej personave që i ishte mirënjohës pasi e kishte ndihmuar kur kishte pasur nevojë.

Por nga ana tjetër, Luizi është prezantuar si demokrat i flaktë. Pas dajes së tij nga BBV, që korrespondoi në kohë fushate, të gjithë ishin kurioz për qëndrimin e Luizin dhe ky i fundit bëri ditën e djeshme lëvizjen e parë politike. Ai ka postuar një foto krah kandidatit të Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin.

“Për pak shihemi në Shkodër, e dini vet ju”- thotë Luizi në një video të postuar në Instagram e më pas shfaqet me kandidatin Benet Becin në fushatë.

Pas këtyre lëvizjeve, ka qenë aktori Tan Brahimi i cili e ka ironizuar qëndrimin e Luizit. Tani ka publikuar një video ku falenderon Eduart Grishajn për mbështetjen dhe zgjedh ta quaj:

“Eduart Grishaj është Benet Beci im”, thotë ai.

Kjo video është shpërndarë edhe nga Eduarti i cili shkruan: “Herën tjetër do kandidoj unë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *