Edhe pse u nda nga Kim, Kanye West vazhdon ta “sulmojë” Peten

Kim Kardashian dhe Pete Davidson mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre, por kjo nuk do të thotë se sulmet e Kanye ndaj aktorit të humorit nuk do të vijojnë.

Kështu ka bërë së fundmi, Kanye përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar një foto të një ‘artikulli’ të New York Times ku ‘shkruhet’: “Skete Davidson vdiq në moshën 28-vjeçare”.

Kanye nuk përfshiu një mbishkrim apo ndonjë gjë tjetër, por mund të supozoni se është duke festuar ndarjen e Kim dhe Pete.

Epo, Kanye mezi e ka pritur këtë moment!

Lajmi që bëri bujë kudo në rrjet ishte ndarja e çiftit më të përfolur të momentit, Kim Kardashian dhe Pete Davidson.

Diferenca e moshës dhe lidhja në distancë i detyruan ata t’i japin fund me njëri-tjetrin. Pete është momentalisht shumë i fokusuar në karrierën e tij ndërsa Kim është e dhënë pas familjes.

Ndaj përrallës së bukur 9-mujore i erdhi fundi.

Mirëpo burime pranë reperit të njohur kanë treguar për “The Sun” se ai është gati të rifitojë partneren e tij dhe të anulojë divorcin.

Kanye është shumë i bindur se do ta rikthejë “gruan e ëndrrave të tij” dhe familja e tyre do të bashkohet sërish.

Ai i kishte thënë që prej fillimit ish-partneres Kim, se Pete Davidson nuk ishte për të. Reperi e kishte të vështirë ta pranonte faktin se aktori 28-vjeçar po dilte me ish-gruan e tij.

Nga ana tjetër, Pete Davidson është fotografuar së fundmi. Ai u shfaq me një bluzë ku shkruhej në të: “Çfarë… Ndihem si m*t.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *