E trishtë, humb jetën foshnja 6-muajshe pasi ra nga krevati

Një ngjare e rëndë është raportuar sot në Itali. Mësohet se një foshnjë 6-muajshe vdiq nga mbytja në Torino, Itali, pasi ra nga shtrati ku flinte me nënën e tij. Në atë momente foshnja ka ngecur midis komodinës dhe shtratit. Si pasojë atij i është marrë fryma dhe ka vdekur në vend.

Sipas Corriere, ka qenë mjekja ligjore që ka konstatuar se fëmija ka vdekur nga mbytja për shkak të rënies aksidentale. I vogli, në fakt, do të kishte rrëshqitur dhe më pas do të kishte ngecur.

Ai u gjet i pajetë në orën 5 të mëngjesit nga e ëma, e cila ka thirrur menjëherë ndihmë. Megjithatë, për fat të keq, nuk mund të bënin asgjë për të voglin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *