E “tradhtoi” vetja, shqiptari kapet me 10 doza kokainë në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në makina i janë gjetur 10 doza kokainë gati për t’u shitur.

Sipas mediave vendase, shqiptari me dokumenta të rregullta u ndalua për një kontroll rutinë, por nervozizmi i shfaqur ka ngritur dyshime te polcia e cila ka ushtruar kontroll më të detajuar.

Në përfundim të formaliteteve shqiptari u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim ku pritet të dalë para drejtësisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *