“E tejkaloi edhe Saliun”, Petro Koçi: Përballë nesh kemi LSI-në e Metës

Zv.ministri i Mbrotjes, Petro Koçi, ka shpërndarë me ndjekësit disa foto nga prezantimi me Asamblenë e PS në Libofshë. Koçi shprehet se përballë tyre në këtë betejë për zgjedhjet e 25 prillit kanë LSI-në e Metës, që i ka dhënë Shqipërisë presidencën më të shëmtuar të pluralizmit.

Madje sipas tij, e ka tejkaluar edhe Sali Berishën. Në vazhdën e akuzave, Petro Koçi thotë se LSI-ja nuk është një parti, por biznes familjar. Ai e mbyll komentin e tij duke cituar se LSI-ja është subjekti elektoral më i korruptuar në Europë.

Ky qëndrim vjen pasi një ditë më parë, Meta pati një përplasje me efektivë të policisë në ambientet e partisë ‘Fryma e Re Demokratike’. Kreu i shtetit tha se ishte telefonuar nga drejtuesi i kësaj partie, Sali Shehu, ndërkohë që policia kishte shkuar në zyrat e FRD-së me një vendim të Bashkisë së Tiranës.

Statusi

Dje prezantimi me Asamblene e PS Libofshe:

“Libofsha eshte leksioni me i madh ne jeten time per tiu perkushtuar me shpirt demokracise dhe shtetit ligjor.”

“Perballe nesh eshte edhe LSI e Metes. LSI i ka dhene Shqiperise presidencen me te shemtuar te pluralizmit. E tejkaloi edhe Saliun.

LSI nuk eshte parti, por biznes familjar.

LSI eshte subjekti elektoral me i korruptuar ne Europe”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *