E rëndë/ Treni i pasagjerëve përplaset me atë të mallrave në Greqi, dyshohet për persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash.

Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 23:00. Treni kryente linjën Selanik-Larisa dhe ishte nisur që prej orës 19:22.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se disa persona kanë mbetur të lënduar. Forcat e ambulancës dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *