E rëndë në SHBA/ Të shtëna me armë në hekurudhën në San Jose, vriten disa persona

Një sulm me armë ka ndodhur në një hekurudhë në Californi, SHBA. Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën disa persona dhe janë plagosur të tjerë. Zëdhënësi i policisë Russell Davis tha se personi i armatosur po ashtu ka vdekur e se viktimat përfshinin punonjës të oborrit të hekurudhës.

“Ekzistojnë shumë spekulime për fatalitetet. Nuk mund ta konfirmoj numrin e saktë të lëndimeve dhe fataliteteve, por do t’ju tregoj se ato janë lëndime të shumta dhe fatalitete të shumta në këtë rast”, tha Davis.

Kryebashkiaku Sam Liccardo tha se disa njerëz po trajtohen për dëmtime e se situata është nën kontroll. Policia është në vendin e ngjarjes teksa bëhet me dije se qendra e kontrollit dhe oborri hekurudhor ku ndodhi ngjarja nuk janë të hapura për publikun.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *