E pazakontë/ Nusja braktis dasmën për të ndihmuar lopën (VIDEO)

Një çift kanë ndërprerë dasmën për shkak të lindjes së një viçi. Nusja Jessa Laës tha se veshja e saj e dasmës përfundoi “e dëmtuar“, por gjithçka ia vlente për “përvojën e paharrueshme“.

Dasma e Jessa dhe Ben Laë, ishte duke u zhvilluar në fermën e tyre Gorae afër Portland në Australi. Dasma ishte planifikuar fillimisht për në tetor të vitit të kaluar, por për shkak të koronavirusit u shty dhe u realizua në fundjavë.

Në pamundësi për të injoruar një kafshë në nevojë, Jessa vrapoi në ndihmë të lopës. Por ndërsa lopa kaloi këtë moment të vështirë, fustani i nuses mori pamje tjetër siç edhe e shihni në foto.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *