E pazakontë/ Burri lakuriq gjendet brenda mureve të një ndërtese

Zyrtarët e teatrit dhe zjarrfikësit në Syracuse, New York janë përballur me një situatë të pazakontë pasi gjetën një burrë lakuriq brenda mureve të një ndërtese. Një person lajmëroi zjarrfikësit rreth orës  7:30 të mëngjesit pasi dëgjuan dikë duke kërkuar për ndihmë.

Besohet se burri ka mbetur i ngecur në një hapësirë ​​të ngushtë mes mureve që siguron akses në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve.  Në një deklaratë në Facebook, departamenti i zjarrfikësve të Syracuse tha se ishte e paqartë se si burri u gjend në atë situatë.

Duke folur për Syracuse.com, një gazetë lokale e lajmeve, drejtori i Landmark Theatre, Mike Intaglietta tha se burri u pa duke u endur nëpër ndërtesë në fillim të javës.

“Nuk e di nëse ai hyri për t’u ngrohur apo për të përdorur tualetin”, shtoi ai.

John Kane, zëvendës shefi i departamentit të zjarrfikësve, tha për mediat lokale se burri ishte fshehur në teatër për dy ditë. Sipas policisë, burri besohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *