E godet rrufeja, shpëton mrekullisht peshkatari në Gramsh

Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh.

55-vjecari Dule Dollenga ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja.

Peshkatar në Gramsh qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Në vendin e ngjarjes menjeherë kanë  mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me  banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar  drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë.

Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh, ku kujtojmë rastin e  165 krerë dele të ngordhura para 1 jave

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *