“E gjitha bota i ka sytë nga Shqipëria”, ambasadorja Yuri Kim: Disa kanë shpallur fitoren, por s’kemi arritur deri aty

Në komunikimin e radhës me gazetarët, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim bëri thirrje që palët politike mos të nxitojnë për të shpallur fitoren. Ajo tha se të gjithë duhet të presin me qetësi numërimin e votave, pasi e gjithë bota, u shpreh ambasadorja, i ka sytë nga Shqipëria. Ambasadorja Kim citoi se detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të jenë të qetë, dhe të presin rezultatin.

“Ajo që është e rëndësishme, është që të ketë një proces racional për zgjidhjen e këtyre çështjeve. E gjitha bota është duke parë Shqipërinë tani. I kanë sytë nga Shqipëria.

Miq tuaj verior, Suedia, miqtë perëndimor, Spanja, por edhe miqtë tuaj në SHBA të gjithë po shikojnë që ju t’ja dilni me sukses.

Është një gjë e mirë që shikojmë numërues duke punuar fort. Në duam që ata të punojnë pa u lodhur. Votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet këtu janë duke bërë punën e tyre. Tani detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të jenë të qetë dhe të presin rezultatin. E di që ne entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren, por nuk kemi arritur deri aty. Le të ruajmë qetësinë”, tha Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *