Përfshihet nga flakët në lëvizje makina në Llogara, shpëton mrekullisht shoferi

Mëngjesin e sotëm një makinë është përfshirë nga flakët në lëvizje në Llogara.

Mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.K, ka marrë flakë rreth orës 07:00 për shkak të një defekti teknik, ndërsa shoferi ka arritur të dalë në kohë nga makina.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *