E frikshme në Kinë/ Pa u mbyllur ende Covid-i, ‘shpërthen’ virusi tjetër… ‘Majmuni B’ regjistron vdekjen e parë të një njeriu pas infektimit  

Duket se bota ka hyrë në një fazë të “errët” dhe njerëzimi kërcënohet nga vetë specia e tij, disa persona plot mllef, çmenduri dhe perversitete, por që kanë shumë gjëra në dorë…

Këto ditë janë të shumtë autorët e teorive anti-konspirative, që kanë hedhur idetë se bota është futur në një dekadë luftërash të heshtura bakteorologjike dhe se popullata globale rrezikohet shumë prej tyre.

Por ndërkohë që qeveria e SHBA-ve u orvat që t’u bënte presion kompanive që administrojnë rrjetet sociale, që t’u “mbyllnin gojën” këtyre personave, duket se në Kinë ka shpërthyer “bomba” e radhës.

Dhe jo pa qëllim Kina duket se është zanafilla e të gjitha këtyre eksperimenteve dhe të ligave mbi racën njerëzore, por që çuditërisht nuk po gjen frenim nga shtetet Perëndimore.

crab-eating-macaque-macaca-fascicularis-JM-01 - Koh Chang Nature | Koh Chang Nature

Kështu, një veteriner kinez ka vdekur së fundi pasi ishte infektuar me virusin e njohur si “Monkey B”. Viktima, 53 vjeç, është rasti i parë i dokumentuar i sëmundjes në Kinë, pasi dy kontakte të ngushta të tij, një tjetër doktor dhe një infermiere, rezultuan negativë për virusin.

Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), burri u sëmur në Mars pasi dezinfektoi dy majmunë të ngordhur. Ai kishte shfaqur simptoma si të përziera, të vjella e temperaturë, dhe kishte vdekur rreth një muaj më vonë më 27 maj, sipas raportit zyrtar të publikuar këtë fundjavë që ishte mbajtur sekret fillimisht.

Virusi “Monkey B”, ose virusi “herpes B” siç njihet gjithashtu, është i përhapur në mesin e majmunëve të racës “makaku” dhe është në ARN-në e tij i ngjashëm me Covid-19, që gjithashtu ishte një lloj “herpesi i avancuar dhe inflamator” kryesisht i rrugëve bronkiale (sipas mjekëve).

Infektimi mund të ndodhë pas kafshimit apo gërvishtjes nga majmuni bartës i virusit, apo në rast se lëngjet nga kafsha kanë kontakt në lëkurë me plagë. Njerëzve të infektuar plaga u përkeqësohet, ndërsa të tjera simptoma përfshijnë mungesë frymëmarrje dhe shenja të tjera të ngjashme me gripin.

Kur sëmundja avancon, virusi sulmon sistemin nervor qendror, duke shkaktuar inflamacion në tru dhe rrjedhimisht humbje ndjenjash.

/Burimi: Metro/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *