E diela pa makina/ Cilat janë rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

Dita e nesërme do të jetë pa makina, në të gjitha qytetet e vendit, në kuadër të nismës së qeverisë jo vetëm për të kurseyer karburantin, por edhe për të mbajtur pastër mjedisin. Në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, rrugët do të bllokohen nga ora 09:00-15:00.

Kufizimet në Tiranë përfshijnë këto akse:

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

  1. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *