E bullizuar për peshën/ Bebe Rexha e shqetësuar: Nuk është diçka e lehtë për mua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar ndaj platformës TikTok për sugjerimin e një term-kërkimi që  ka të bëjë me peshën e saj. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se të shohësh këtë në një term-kërkimi është shumë shqetësuese për të dhe se e bën atë të ndihet keq.

“Të shohësh atë shirit kërkimi është shumë shqetësuese. Unë nuk jam hidhëruar sepse kjo është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por, thjesht kjo nuk është diçka e lehët për mua dhe më bënë të ndihem keq. I falënderojë të gjithë njerëzit që më duan pa kushte”, ka shkruar ajo në Twitter.

Këngëtarja shpeshherë është komentuar për peshën e saj, madje ajo ka reaguar edhe publikisht ndaj komenteve negative.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *