Dyshohet se shantazhuan një të mitur, në pranga 5 persona, ndër ta 4 të rritur!

Një ngjarje shume e rëndë është regjistruar në Lezhë, ku 5 persona kanë abuzuar seksualisht me një të mitur.

Policia ka arrestuar të dyshuarit, të cilët nëpërmjet shantazheve dyshohet se kanë abuzuar me 15-vjeçaren. Nga informacionet policore identifikohen inicialet e personave të dyshuar, A.K 31, A.M 27, E.T 30, N.LL 44, A.GJ 17 vjeç të cilët policia thotë që janë arrestuar të gjithë.

Por duke parë ngjarjen dhe duke verifikuar informacionet bëhet me dije se në fakt është vetëm një i mitur dhe janë disa të tjerë të gjithë moshë e madhe.

Policia nuk sqaron se cili prej të ndaluar është personi që ka abuzuar me të miturën por ka nxjerrë të dhënat e pese personave për të njëjtën ngjarje!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *