Dyshohet së është nxjerrë jashtë shtetit, ende asnjë gjurmë. Arrestohet vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit!

Policia e Durrësit vazhdon kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit i cili është rrëmbyer nga gjyshja e tij që prej datës 13 prill. Mësohet se sot është shoqëruar në komisariat vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, ndërsa vazhdojë kontrollet në banesat e të afërmve.

“Kërkimet dhe veprimet e thelluara hetimore për rastin, po kryhen nga Policia e Durrësit, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se: Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri. Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has”, njofton policia.

Kujtojmë se policia ka vënë nën arrest gjyshin e 3-vjeçarit, Rexhep Guni, 58-vjeç. Ky i fundit pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë. Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja e fëmijës 3-vjeçar, Bahrie Guni. Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen pikat kufitare

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *