Durrës/ Kapen 1300 kuti ilaçesh kontrabandë në një kamion, mes tyre ilaçi i shtrenjtë i COVID-19

DURRËS- Mbi 1300 kuti ilaçesh kontrabandë janë sekuestruar të fshehura në një kamion.

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policia Kufitare kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme medikamentesh të padeklaruara. Mes ilaçeve është gjetur edhe medikamenti i shtrenjtë i COVID-19, Remdisivir. Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919 u konstatua që përveç mallrave të deklaruara, kishte gjithashtu një sasi medikamentesh mjekësore të padeklaruara, që u sekuestruan.

Dogana Durrës, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilacesh kontrabandë. Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.  Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *