Durrës/ Dyshime për terrorizëm, policia zbarkon në kampin e Muxhahedinëve

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Burime nga policia thonë se urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.

Paraprakisht sipas burimeve janë shoqëruar disa persona, por zyrtarisht autoritetet nuk konfirmojnë as numrin e të shoqëruarve as arsyen përse janë shoqëruar, por ata konfirmojnë aksion që po zhvillohet në kampin e Muxhahedinëve.

Disa nga të shoqëruarit pas marrjes në pyetje, janë rikthyer sërish në kampin në Mëzez.

Mësohet se është një listë me dhjetëra emra, banorë të kampit që po merren në pyetje nga autoritet ligjzbatuese. Marrja në pyetje e tyre ka të bëjë me krimet kibernetike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *