Durrës/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 26 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për vjedhje. I riu ishte shpallur në kërkim si autor i disa vjedhjeve me dhunë në këtë qytet. Ky shtetas së bashku me një tjetër kanë kryer vjedhur me dhunë ndaj tre shtetasve duke u marrë një varëse floriri, një unazë dhe një celular.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i operacionit “Seriali”, të zhvilluar 5 ditë më parë, u zbardhën 3 vjedhje me dhunë të sendeve personale, si dhe u kap në flagrancë bashkëpunëtori i 26-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Seriali”, operacion i cili zbardhi 3 raste të vjedhjeve me dhunë, të kryera gjatë këtij muaji, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

– M. H., 26 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *