Dumani i përgjigjet Ilir Metës: Nuk e kam njohur kurrë McGonigal!

Kreu i SPAK reagon lidhur me akuzat e forta nga ish presidenti Ilir Meta dje në një studio televizive.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare.” tha Dumani në një reagim për Report Tv.

II ftuar dje në emisionin “Opinion” kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë televizive tha se Kreu i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Altin Dumani, është mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Kryeministrit Edi Rama dhe se nisi hetimet ndaj tij pas takimit me Mc Gonigal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *