Dueti i tyre theu rrjetin në pak orë, por Gjergj Leka zbulon se nuk e njihte Alban Ramosajn…

Dueti “Theje” nga Alban Ramosaj dhe Gjergj Leka në natën e dytë të Festivalit të 60-të të Këngës theu rrjetin në pak orë duke u kthyer në një hit të padiskutueshëm.

Por në një intervistë, Leka ka treguar se ai nuk e njihte Albania deri në momentin që Arditi ia prezantoi.

“Më vijnë mesazhe që kujtojnë njerëzit që është kënga ime, por në fakt nuk është kënga ime. Mua sugjerimin ma ka bërë Ardit Gjebrea. Kisha vite që nuk merresha me festivalin prej impenjieve të mia. Të renë nuk e shoh te mosha, por tek ajo që sjell. Me Arditin jemi shokë prej 50 vitesh, kur më shpjegoi si e kishte menduar pa e ditur akoma RTSH, po bënte të kundërtën e asaj që presin njerëzit dhe do dilte diçka e bukur. Për mua, Festivali ishte nata e dytë. Gjëja e parë që unë pyeta Arditin ishte këngën e kujt duhet të merrem sepse do të merresha vetë. Më tha është një djalë, Alban Ramosaj. Kush është, e pyes? Si, më tha, nuk e njeh, është ai që fitoi Këngën Magjike këtë vit”, u shpreh Gjergji në “ABC News”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *