Drogë dhe armë nga Amerika e Jugut/ Italianët godasin bandën e madhe që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një bandë që transportonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Italisë. Në kuadër të këtij operacioni policia ka arrestuar 10 persona, me origjinë italiane dhe shqiptare.

Ata vepronin në qytetet Macerata, Alessandria, Verona, Mantua, Reggio Emilia dhe Modena. Mësohet se operacioni ka nisur në vitin 2019 dhe gjatë kësaj kohe në vëzhgim kanë qenë shumë personazhe, vende kyçe dhe shtete.

Në krye të bandës, mësohet se ishin 2 shqiptarë, që banonin në Holandë. Ata kërkonin ndihmën e bashkëkombësve të tyre në Itali për shpërndarjen e kokainës. Gjatë hetimeve të zgjatura janë sekuestruar në total 7.5 kg kokainë, mbi 93 bimë narkotike dhe mbi 10 mijë euro.

Gjithashtu mes sekuestrimeve ka edhe 6 prona, pesë automjete e motoçikleta si dhe 22 llogari bankare vlera e së cilave përllogaritet diku te 850 mijë euro.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *