‘Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare’, mjekët e Spitalit të Traumës sërish në protestë

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë sërish protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre të arrestuar për falsifikim tamponësh të COVID-19.

Ata pretendojnë se arrestimi i tyre është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova, teksa deklaruan se drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetarë. Mjekët kërkuan të mos bëhet gjyq popullor, por të gjenden prova dhe më pas të mbahen në burg.

“Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg. Nuk jemi dakord për aktin e mitmarrjes”, deklaroi mjeku Gent Stroni në emër të kolegëve të tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *