Dorëhiqet kryetari i PD në Shënkoll, fajëson Berishën për humbjen

Kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes së thellë të PD-së në këtë zonë. Për mediat, ai është shprehur se kjo është hera e parë që i humbasin zgjedhjet. Po ashtu, Gjoka bën përgjegjës për këtë humbje Berishën.

“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje. Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjtihë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *