Donte të kishte të pasme si të Kim Kardashian, i rrezikohet jeta gjatë operacionit

Që kur Kim Kardashian u bë virale për publikimin e kasetës së saj të seksit me reperin Ray J, anëtarët e familjes Kardashian janë bërë një nga influencuesit më të mëdhenj tani për tani në botë.

Nga veshjet, shtëpitë e deri te makinat luksoze, motrat e famshme e kthejnë gjithçka që prekin në modë. Kim, Khloe, Kourtney, Kendall dhe Kylie janë një pikë referimi kur bëhet fjalë për të qenë në modë dhe një pjesë e kësaj reflektohet në gjërat e çmendura që bëjnë fansat e tyre për t’u dukur si ata.

Shembulli i fundit është i një fanse që u përpoq të kishte të njëjtat të pasme si Kim, por operacioni i saj ishte aq i ndërlikuar sa për pak sa nuk vdiq. Ajo shpenzoi 10 mijë euro për një operacion të pasmesh për t’u dukur si Kim.

Teksa e ka komentuar në rrjetet e saj sociale këtë rast, influencuesja Rachel Vasquez u shpreh se ka marrë një nga vendimet më të këqija ndonjëherë. Modelja ka shpjeguar se në moshën 23-vjeçare ka kursyer një shumë të madhe parash për t’iu nënshtruar një BBL, e njohur edhe si ngritja braziliane e të pasmeve.

Ky operacion konsiston në rritjen e madhësisë së vitheve falë një liposuksioni të mëparshëm për të shtuar yndyrën e trupit që shpërndahet në zonën e pasme të pacientit.

Velasco rrëfeu se për shkak të presionit që kishte për t’u dukur si Jennifer Lopez apo Kim Kardashian, nuk u kujdes sa duhej që t’i nënshtrohej operacionit në përputhje me të gjitha rregullat shëndetësore.

Ajo u operua nga një kirurg i cili nuk kishte një certifikatë nga shoqata zyrtare mjekësore, që do të thoshte se Rachel duhej të shtrohej në spital në Los Angeles si urgjencë për shkak të sasisë së madhe të gjakut që kishte humbur gjatë procedurës.

Rachel Velasco tani është e shëndetshme dhe ka shpjeguar se po e ndante historinë e saj për të parandaluar gratë e tjera që të kalojnë të njëjtin problem.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *