Donaldi ka një urim special për Lorin në ditën e saj të lindjes

Sot feston ditëlindjen producentja e njohur Lori Hoxha. Së fundmi, ajo ka marrë një urim në rrjetin social ‘Instagram’ nga aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj. Ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Lori Hoxha. Kështu të paça gjithë jetën”.

Tashmë marrëdhënia mes dyshes është mjaft e mirë duke pasur parasysh faktin që menjëherë pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Donaldi bëri ‘unfollow’ Arbana Osmanin dhe Lori Hoxhën. Asokohe, menjëherë pas zhurmës, Lori reagoi në Instagram-in e saj duke thumbuar në një mënyrë ose në një tjetër Donaldin.

“Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipini. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të mëdha dhe më të mira”– shkruante ajo.

Me këtë ajo mund të thotë që Donaldi duhet të ishte i lumtur për pjesëmarrjen në program dhe të pranonte humbjen. Kujtojmë se vëllezërit Veshaj e bënë edhe ‘unfollow’ Lorin në Instagram. Asokohe reagoi edhe Eduart Grishaj, regjisori i “Big Brother VIP Albania”, i cili u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen.

Tashmë Donaldi dhe Romeo janë pjesë e “Top Channel” dhe vijojnë me prezantimin e emisionit të tyre “Më lër të flas”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *