“Do vazhdoj të refuzoj të vij në Parlament”/ Berisha sfidon Ramën: Bëhu burrë, hajde 5 minuta këtu, të tregoj sa të vlen lëkura

Kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” ka folur ndër të tjera lidhur me çështjen McGonigal dhe rolin e kryeministrit Rama në takimet me ish-zyrtarin e FBI.

Ndër të tjera, teksa në studio i është lexuar qëndrimi i kryeministrit Rama në Top Channel, ku ka shpjeguar arsyet e tij për të mos shkuar në kuvend, Berisha i është përgjigjur: “Bëhu burrë dhe hajde 5 minuta këtu të shohim sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio. Deripaska ka marrë tendera në rrugë, nga ujësjellësa. Ajo që ka ndodhur, se Deripaska i sanksionuar nga SHBA në vitin 2018, ka vazhduar i qetë deri në vitin 2022. A e ka takuar Ramën? Nuk e them. Ai ka paguar Deripaskën.

Kujtojmë se i pyetur në Top Channel për mungesën e tij në kuvend, Rama tha: “Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *