Skandali McGonigal/ Rama sulmon gazetarët, Andi Bushati lë studion: Duhet t’i mbyllësh gojën një njeriu që ofendon

Kryeministri Edi Rama vendosi të fliste mbrëmjen e sotme në disa nga mediat shqiptare për të sqaruar situatën lidhur me çështjen “McGonigal”.

Rama foli në Euronews Albania për akuzat e opozitës për “lidhjen” e tij me ish-drejtorin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal.

Mirëpo, intervista në studion e Erla Mëhillit nuk ka shkuar aq e qetë dhe në një moment analisti Andi Bushati ka lënë studion.

Rama nuk pranoi, pyetje nga të ftuarit në studio ndërsa i quajti ato “prokurorë të publikë” dhe “shërbëtorë të non-gratas”.

Pjesë nga biseda: 

Rama: Nuk meritojnë më disponimin tim, më kanë tërhequr dhe mua në atë palonivel. Cili skandal për çfarë? Nuk jam marrë me asnjë hetim dhe nuk jam hetuar dhe nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk jam kontaktuar as direkt dhe asnjë indirekt.

Mund të më thoni si jeni njohur me McGonigal?

Rama: Jam njohur me të në zyrën time, ai ka kërkuar që të më takojë. Ka ardhur në zyrën time dhe kemi biseduar. Më ka takuar si piktor, si kryeministër pra. Kemi folur së bashku dhe kemi pasur një bisedë interesante mbi rajonin dhe interesat ruse. Pastaj takimet e tjera, ka ardhur një më pas në SHBA, më ka ftuar në zyrat e FBI. Më ka prezantuar dhe me të tjerë atje. Ka komunikuar direkt ai me ju.

Pika 40 e aktpadisë…

Rama: Shqipja është e dashura ime më hynore. Thatë që aty filloi hetimi. Unë skandalin e parave ruse e kam marrë si të gjithë nga BIRN. Po ta kisha pasur do ia kisha dhënë zyrtarit të lartë të FBI-së. Ata aty nuk kanë me mua asnjë punë.

Bushati: Erla të dalin ne po qe se të pengojmë në bisedë?

Rama: Prokurorëve popullorë unë nuk i përgjigjem kështu që harxhoni thjeshtë minuta.

Bushati: Me këmishën që ke hapur nuk na tremb dot po avash

*ikën Bushati

Erla Mëhilli: Bushati mos lëviz, aty rri!

Andi Bushati: Para se të bësh pyetje, duhet t’i mbyllësh gojën një njeriu që ofendon

Erla Mëhilli: Po dale t’i bëjë pyetjen

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *