“Do dorëzohesha pasi të…” Përfundon arratia për shqiptarin në Itali (Emri)

Një shqiptar i dënuar në Itali tentoi të arratisej nga burgu por është kapur brenda një ore.

“Doja vetëm të shihja vajzën dhe do të dorëzohesha”, ka deklaruar Anton Vlashi para gjykatës.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se 32-vjeçari shqiptar është dënuar për vjedhje dhe deri më tani ka shlyer 3 vjet e 8 muaj burg. Mësohet se me shkeljen e fundit ndal ligjit, shqiptarit do t’i shtohen edhe 2 vite të tjera.

Vlashi është një emër i njohur për drejtësinë italiane pasi rezulton i lidhur me bandën e hajdutëve që vranë kasapin Pietro Raccagni në Pontoglio në verën e vitit 2015. Ai nuk mori pjesë në ngjarjen e rëndë, por u arrestua vetëm për marrjen e mallrave të vjedhura.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *