Ekzekutimi i Ari Papës në Greqi/ Zbardhen emrat e të arrestuarve

Emrat e të arrestuarve për vrasjen e 32-vjeçarit nga Saranda, Ari Papës, në Greqi dy vite më parë janë zbardhur.

Taksisti shqiptar i arrestuar për këtë çështje është Juljan Ymer Ymeri, lindur me 23.02.1977 nga Tirana. Ymeri rezulton në skedat e policisë greke edhe me emrat Ervin e Beniamin si dhe mbiemrin Rexhepi.

Ndërsa shtetasi grek i arrestuar për këtë ngjarje, quhet Fotios Stavrou, i vitlindjes 1967. Të dy personat e mësipërm kanë marrë pjesë në vrasje si transportues me automjet të ekzekutorit, i cili është ende i paidentifikuar dhe mendohet se fshihet në Shqipëri.

Ndërkohë taksisti shqiptar rezulton me precedentë për trafik klandestinesh.

Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës. Ai konsiderohet një nga personazhet e rëndësishme të mafies shqiptare në Greqi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *