Djali i kryeplakut në Qukës dhunon vëzhguesin e koalicionit ‘BF’

Një vëzhgues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Qukës Skënderbej të bashkisë Përrenjas, Stiven Faqolli është dhunuar. Në një denoncim për mediat ai tregon se u dhunua nga djali i kryeplakut të fshatit, Amarildo Kovaçi.

‘Më dhunoi Amarildo Kovaçi, djali i kryeplakut të fshatit. Gjithmonë krijon konflikte“, tregoi ai.

Rastin e ka denoncuar kandidatja e opozitës në Prrenjas, Suzana Topi e cila ndodhej krahë Faqollit, teksa u shpreh se  incidenti ka ndodhur në nisje të procesit të votimit mëngjesin e sotëm, ndërsa theksoi se përgjegjës për ngjarjen janë një grup huliganësh të veshur me pushtet.

“Sot në Qukës, Skënderbe është përgjakur procesi i votimit. Një grup huliganësh kanë goditur vazhguesin tim të jashtëm dhe e shikoni se në çfarë gjendje është bërë. Një proces i cili që ka filluar në orët e para të mëngjesit është përgjakur dhe është intimiduar nga persona të cilët janë të veshur me pushtet. Jam këtu për ta denoncuar rastin, sepse është pikërisht armata shtetërore e cila është përballë nesh”, tha Suzana Topi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *