Dita nis me diell por temperaturat mbeten të ulëta, parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh e vranësirash, të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, temperaturat do të kenë rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 09°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *