Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Marshim në Kosovë kundër dhunës

Me rastin e 8 Marsit në Prishtinë, qindra qytetarë kanë marshuar duke ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave.

Me thirrjet “Poshtë patriarkati”, “Edhe sa gra të dhunuara”, “Vrasjet e grave janë të paralajmëruara”, kolektivi “Marshojmë s’festojmë” nisi protesta nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës.

Më pas, protestuesit marshuan drejt sheshit “Zahir Pajaziti” ndërsa prej aty drejt Prokurorisë Speciale në Prishtinë dhe Stacionit të Policisë duke thirrur “Policia i ka duart me gjak” dhe “Poshtë policia patriarkale”, duke u ndalur së fundmi para Qeverisë së Kosovës.

Merishane Syla nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, tha se gratë nga të gjitha vendet e Kosovës, të gjitha etnitë dhe të profesionet kanë më shumë të përbashkëta se sa dallime.

“Ne punojmë në dhe jashtë shtëpisë. Koha jonë më e madhe gjatë ditës u kushtohet të tjerëve: pastrim, gatim, kujdes dhe pak nga ne marrin pagë për këtë punë. Pak nga ne jemi në politikë. Asnjë nga ne nuk udhëheqim në ndonjë komunë. Nga ne pritet të pastrojmë shtëpitë në të cilat jetojmë por pak nga ne jemi pronare të këtyre shtëpive. Ne na thonë lindim në derë të huaj e shkojmë në derë të huaj”, tha Syla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *