Dita e Evropës/ Xhaçka: Shqipëria, më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike!

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë një mesazh në kuadër të Ditës së Evropës. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Xhaçka u shpreh se Shqipëria është më pranë se kurrë realizimit të kësaj ëndrre të popullit shqiptar.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, një ditë që na bashkon të gjithëve, në një ëndërr për një të ardhme bashkimi e vlerash të përbashkëta.

Pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është sot më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike të popullit shqiptar.

Ne jemi sot më të përkushtuar se kurrë për të bërë gjithçka që duhet që vendi ynë të zërë vendin që i takon si anëtar i BE-së.”– shkroi Xhaçka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *