Dita botërore e Lirisë së Shtypit/ Ambasadorja Kim-gazetarëve: Mos nënvlerësoni punën që bëni

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me një grup gazetarësh në kuadër të ditës botërore të Lirisë së Shtypit. Në fjalën e saj, ambasadorja ka theksuar se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni” – u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

Postimi i plotë i ambasadës:

-Për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri. Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira. Ajo i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm. “Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.

-To mark World Press Freedom Day, Ambassador Yuri Kim hosted a group of Albanian journalists and representatives of NGOs working on media issues. She emphasized that a free and independent press is essential for democracy and that it is important for journalists to ask hard questions. She encouraged them to teach the new generation of journalists the lessons they have learned about being strong and brave. “I hope you will never underestimate the importance of what you are doing. I hope you will continue doing what you are doing,” Ambassador Kim told the journalists. Participants discussed challenges they face including lack of access to information, job insecurity, and lack of financial transparency by public institutions and media organizations.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *