‘Diss’ ndaj tij? Krist Aliaj komenton këngën e re të Keisit

Disa javë më parë, ish-banorja e “Big Brother Vip 2” Keisi Medini publikoi këngën e titulluar “Bye, Bye”, e cila në rrjetet sociale është cilësuar si një dedikim për Krist Aliajn.

Në lidhje me këto fjalë që qarkullojnë ka komentuar së fundmi vetë ish-finalisti i “BBV” në një intervistë ku u shpreh se as që e ka dëgjuar mirë këngën në fjalë.

“Nuk e kam dëgjuar këngën me shumë vëmendje. Por, kam dëgjuar nga burime se ishte një tip ‘dissi’. Dëgjova vetëm ‘Bye, Bye’”, është shprehur ai.

Në komentin e tij, Kristi ka shtuar se mund të jetë një lloj ‘diss-i’ për të, ose: “Ky mund të jetë tekst për shumë djem. Nuk e di nëse është për mua apo për një ish tjetër”.

“Nuk jam i sigurt se është diss. Ka një dyshim të vogël se mund të jetë një diss aty…”, ka përfunduar ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *