Digjet pallati në Romë, një viktimë dhe 17 të plagosur

1 person i vdekur dhe 17 të lënduar, është ky bilanci nga djegia e një banesë në Romë, Itali. 7 personave që kanë mbetur të lënduar kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e djegies, ndërkohë që 10 kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e tymit që ka pushtuar të gjithë zonën.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga zjarrfikësit në shkallët e pallatit. Ai ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Godina e përfshirë nga flakët është 7 katëshe. Dhjetëra zjarrfikëse me mjete të ndryshme po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që shumë prej banorëve janë nxjerrë me shkallë nga mjete të lëvizshme jashtë godinës.

Mjekët dhe ekipet e shpëtimit me bombola oksigjeni kanë vendosur një mini-ndihmë të parë në vend.

Prokurori i jashtëm i prokurorisë së Romës ka mbërritur në vendin ku ka rënë zjarri për të kontrolluar. Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar një ” big bang” si një shpërthim dhe kanë dëgjuar njerëzit të bërtasin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *