Digjet apartamenti në Shkodër/ Nxirret pas 1 ore në luftë me flakët e moshuara, ndodhet në gjendje të rëndë

Një apartament është djegur këtë të mërkurë, në zonën e njohur si kryqëzimi i ish-degës së brendshme në Shkodër.

Burime për median bëjnë me dije se nga flakët ka mbetur e dëmtuar një e moshuar.

Sakaq, vetëm pas 1 orë luftë me flaket arrihet të nxirret e moshuara e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit.mShërbimi zjarrfikës, policia dhe banorët e pallatit kanë ndërhyrë për të nxjerrë të moshuarën. E moshuara ka pësuar djegie të trupit dhe momentalisht ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.

Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *