Dibër/ Në pranga 24-vjecari, ushtroi dhunë ndaj të afërmve

Një 24 vjeçar nga Dibra është vënë në prangat e policisë dhe është proceduar penalisht babai i tij.

Sipas policisë i riu është konfliktuar për motive të dobëta, me vëllanë e tij, me kunatin dhe kunatën e vëllait, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka kanosur shtetasin S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

“U konfliktua për motive të dobëta, me vëllanë e tij, me kunatin dhe kunatën e vëllait, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili gjatë konfliktit kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj.

Procedohet penalisht babai i 24-vjeçarit, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga Policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ushtelenxë, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve dhe dy shtetasve të tjerë, kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka kanosur shtetasin S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *